SPAK, operacion ndërkombëtar antidroge. Mediat italiane: 61 urdhërarreste në 4 shtete

Më datë:

Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me prokurorinë italiane të Brescia-s dhe agjenci të huaja ligjzbatuese, kanë zhvilluar një operacion ndërkombëtar kundër trafikut të drogës.

Autoritetet kanë firmosur disa urdhërarreste. Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme dhe paraditen e sotme në zonën e Manzës. Po ashtu janë kontrolluar me vendim gjykate edhe disa banesa. Sipas gazetares, pritet që SPAK të japë më shumë detaje më anë të një njoftimi zyrtar.

Ndërkohë, mediat italiane shkruajnë se në total janë lëshuar 61 urdhërarreste dhe se operacioni është shtrirë mes Shqipërisë, Italisë, Zvicrës dhe Polonisë.

Sipas ANSA-s, përgjatë hetimeve janë sekuestruar 360 kilogramë kokainë dhe pasuri me vlerë mbi 60 milionë euro, që dyshohet se burojnë nga aktiviteti kriminal. Grupi kriminal me bazë në Shqipëri dhe me lidhje në Itali, akuzohet se ka importuar drogë nga Amerika e Jugut drejt Europës.

Përveç trafikut ndërkombëtar të drogës, vijon ANSA, grupi në fjalë akuzohet po ashtu për pastrim parash nëpërmjet një sistemi të faturave fiktive.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...