Verifikime për një rast të dyshuar helmimi ushqimor në Akademinë e Sigurisë.

Më datë:

Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë në Sauk kanë shfaqur simptoma të dyshuara të helmimit ushqimor, mbrëmjen e së mërkurës, ndërsa institucionet e linjës kanë nisur verifikimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Burime nga mediet bëjnë të ditur se kursantët kanë shfaqur simptoma si të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ndërsa kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Lidhur me rastin, strukturat e Policisë së Shtetit dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) kanë nisur hetimet, ndërsa priten rezultatet e analizave dhe verifikimeve për të përcaktuar shkakun e problemeve shëndetësore të raportuara.

Ky është rasti i dytë i raportuar në Akademinë e Sigurisë brenda pak muajsh. Në incidentin e mëparshëm, dhjetëra kursantë u paraqitën me simptoma të ngjashme pas konsumimit të ushqimit të ofruar nga kompania e kateringut që shërben në institucion.

Pas analizave të kryera në atë kohë, autoritetet konstatuan praninë e baktereve Escherichia coli dhe stafilokok në disa mostra ushqimore. Si pasojë, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) mori masa administrative ndaj subjektit, duke bllokuar përkohësisht aktivitetin dhe vendosur gjobë për shkelje të standardeve të sigurisë ushqimore dhe kushteve higjeno-sanitare.

Më vonë, pas kryerjes së analizave të mëtejshme dhe verifikimit të kushteve higjienike në ambientet e përgatitjes së ushqimit, aktiviteti i kompanisë u lejua të rifillonte.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Operacion në Lezhë, policia u pret rrugën tre personave të dyshuar për atentat

Tre persona janë arrestuar nga Policia në kuadër të...

Tornado shkatërruese në Siçili, dy persona në gjendje të rëndë

Një tornado e fuqishme ka përfshirë bregdetin perëndimor të...

Vlerësim nga lart-poshtë për administratën, Rama: Në karrierë do të rriten sipas meritës

Kryeministri Edi Rama duke folur për funksionimin e administratës...

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, ja çfarë ndodh me çështjen

Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht ankimin e kreut të...