SPAK ndryshon qëndrim, avokatët ndërkombëtarë marrin leje për të takuar Veliajn

Më datë:

Prokurorët e SPAK kanë vendosur, pas 500 ditësh, të lejojnë avokatët ndërkombëtarë të Erion Veliajt të takojnë kryebashkiakun e Tiranës.

Mësohet se vendimi është marrë para disa ditësh, pavarësisht faktit se nuk ka ndryshuar asnjë shkak nga arsyet për të cilat vetë prokurorët e SPAK-ut i kishin refuzuar disa herë kërkesat për takim të mbrojtjes ndërkombëtare me Veliajn.

Më herët, avokatët ndërkombëtarë të Veliajt kishin kërkuar disa herë takim me të, për të dokumentuar çdo shkelje të bërë ndaj kryebashkiakut të Tiranës në çështjen e tij hetimore dhe për ta çuar atë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

Nuk dihet pse pas 500 ditësh SPAK ka ndryshuar mendje dhe ka vendosur të lejojë takimin mes avokatëve dhe Veliajt.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Tentativë grabitjeje me pistoletë çakmak, policia arreston tre të rinj në Borsh

Tre të rinj kanë rënë në prangat e Policisë...

Goditet trafiku i drogës në Itali, sekuestrohen 111 kg kokainë dhe arrestohen tre persona

Një operacion antidrogë i Guardia di Finanza në Itali...

Tragjike në Angli, i riu shqiptar gjendet i vdekur në rrugët e Leicester

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Angli, ku një...

Vrasja e Martin Canit, drejtësia konfirmon dënimin me 16 vite burg

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për të miturin...