SPAK kontroll në banesën e motrave Xhovana dhe Alda Nikolli në Elbasan

Më datë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar kontrollin e banesës së motrave Xhovana dhe Alda Nikolli.

Gjykata e Posaçme e ka miratuar kërkesën e SPAK duke urdhëruar kontrollin në banesën e tyre në Elbasan.

Aktualisht janë uniformat blu që po kontrollojnë shtëpinë e dy motrave Nikolli në Elbasan.

Motrave Nikolli në verën e vitit të kaluar ju vendos një sasi eksplozivi në derën e banesës ku jetonin me qira. Nga shpërthimi i tritolit u dëmtua banesa e Enea Thomarajt duke e lënë në koma për 3 muaj dhe më pas humbi jetën.

Hetimet kanë zbuluar se shpërthimi me tritol në lagjen “Haxhias” ka patur si shënjestër dy motrat. Në momentin e shpërthimit ato kanë qenë në banesë, por nuk pësuan dëmtime.

Xhovana Nikolli është bashkëjetuesja e Amarildo Xhanej nga Shkodra, të arrestuar në Gusht të 2023 në Vlorë.

Ai kap me armë silenciator, pas informacioneve se do të kryente vrasje në qytetin bregdetar.

Një nga pistat ku po hetohet janë edhe konfliktet e mundshme të vetë Xhovana Nikollit, që krahas lidhjes me të akuzuarin për vrasje, është bërë e njohur përmes videove të publikuara në rrjete sociale.

Ndër to ishte edhe një mesazh ndaj Nuredin Dumanit, një tjetër të penduari të drejtësisë.

Këto pretendime bënë që dosja hetimore e kësaj çështje të kalojë në SPAK.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Merz mbështet integrimin gradual

Dy javë para samitit të liderëve të shteteve të...

Kos në Malin e Zi, kërkon bashkëpunim për reformat

Në ceremoninë festive të 20 vjetorit të pavarësisë së...

Martohet për herë të katërt vëllai i Princeshës Diana

Vëllai më i vogël i Princeshë Dianës, Charles Spencer,...

Raporti i IBAR kalon fazën teknike, pritet të miratohet nesër nga ambasadorët e BE-së

Më datë 26 maj pritet të mbahet Konferenca e...