SPAK kërkon ekstradimin e Durim Bamit nga Dubai

Më datë:

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë për ekstradimin e Durim Bamit.

Durim Bami u arrestua pak ditë më parë në Dubai pas urdhër arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Posaçme.

“SPAK ka dorëzuar kërkesën në Ministrinë e Drejtësisë. Durim Bami, është i dyshuar për një sërë veprash penale. Ndaj tij ishte lëshuar urdhër arrest nga GJKKO.

Ai pritet ë ekstradohet drejt vendint tonë. Ministria e Drejtësisë do t’i dërgojë kërkesë autoriteteve në Dubai, Do të shohim nëse do të pranohet kjo kërkesë e palës shqiptare”.

Bami akuzohet për “kallëzim të rremë” në të njëjtën dosje ku janë të pandehur edhe deputeti Tom Doshi dhe ish-deputeti, Mark Frroku.

I pandehuri Bami, u arrestua në 2 Mars 2015 në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit, në rrethin e Malësisë së Madhe. Shkak u bënë deklaratat publike të deputetit Tom Doshi, se Bami ishte “rekrutuar” për eliminimin fizik të tij dhe të deputetit tjetër Mhill Fufi. Pas arrestimit ai mohoi të kishte marrë porosi për vrasjen dhe pretendoi se ishte kërcënuar nga deputeti për t’u regjistruar duke folur për “skenarin” e eliminimit të tij.

Durim Bami qëndronte në “arrest shtëpie” që prej 8 Majit 2015, pasi u lirua nga dy muaj qëndrimi në “arrest në burg”.

Ndonëse kanë kaluar tre vjet, gjykimi i kësaj çështjeje nuk ka nisur.

Pas dorëzimit në Gjykatën e Lartë, dosja shkoi në Kushtetuese për interpretim kompetencë.

Mandej tek Krimet e Rënda, sërish në Gjykatën e Lartë dhe së fundmi në Gjykatën e Tiranës.

Në vijimësi, Bami ka kërkuar lirim nga “arresti shtëpiak”, kërkesë që i është refuzuar, derisa masa i humbi efektet e saj.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“UNHERD” – Edi Rama: Protestat tregojnë një Shqipëri normale evropiane

Kryeministri Edi Rama i tha gazetarit të  medias britanike...

Alimehmeti: Qeveria, tender të ri 50 milionë euro për dializën

Drejtuesi i departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, Ilir...

Shkodër, arrestohen dy persona që transportonin mijëra fidanë kanabisi

Policia e Shkodrës ka finalizuar operacionin e koduar “Kutitë”,...

Osmani akuzon Kurtin: Vetëvendosja kërkon një president pa qëndrime

Ish-presidentja Vjosa Osmani ka folur për takimet që ajo...