11.5 C
Tirana

Megaoperacioni antikanabis në Shkodër, asgjësohen mbi 6 mijë fidanë

Më datë:

Operacioni masiv policor anticannabis, i koduar “Territor i pastër”, vazhdon me intensitet të lartë në të gjithë territorin e qarkut të Shkodrës. Si rezultat i kontrolleve intensive, Policia e Shkodrës njofton se, janë gjetur dhe asgjësuar 6201 fidanë të dyshuar kanabis.

Sipas njoftimit të Policisë, në malin e Shoshit, policia identifikoi dhe arrestoi shtetasin M. L., 29 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, i dyshuar për kultivimin e 835 prej këtyre fidanëve. Operacioni u krye nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariateve në varësi, të cilat kanë vazhduar kontrollet e rrepta në të gjithë territorin për të luftuar veprimtaritë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Policia e Shtetit njofton se, është e angazhuar të vijojë punën për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të tjerë të përfshirë në kultivimin e këtyre fidanëve kanabis. Materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme ligjore.

Detaje të operacionit:

Mali i Shoshit: U gjetën 835 fidanë kanabis dhe u arrestua autori i dyshuar M. L.
Njësitë administrative Shosh, Shalë, Pult dhe Postribë: U gjetën në total 4902 fidanë kanabis.
Njësia administrative Temal, Vau i Dejës: U gjetën 244 fidanë kanabis.
Njësia administrative Gjegjan, Pukë: U gjetën 220 fidanë kanabis.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Makina merr para turmën në Mynih

28 persona kanë mbetur të plagosur pasi një makinë...

Gjykatësi ‘i hap rrugën’ planit të Trump për reduktimin e punonjësve federalë

Një gjykatës federal i hapi udhë të mërkurën planeve...

Flamur Nokën nuk e mbajnë nervat, “turret” drejt Ballës! Ndërpritet seanca

Gjatë seancës parlamentare këtë të enjte janë shënuar tensione...

Rama: Morëm letër nga BE për çeljen e negociatave për grupkapitullin 3

Shumë shpejt, çelja e grupkapitullit të 3 të negociatave...