SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi

Më datë:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) paraqiti sot pretencën për çështjen që lidhet me shkeljen e barazisë në tendera dhe ankande publike, të kryera në bashkëpunim në disa procedura prokurimi.

Sipas medieve, për ish-drejtorin e ARRSh-së, Evis Berberi, SPAK ka kërkuar masën e dënimit prej 10 vitesh burg, pasi akuzohet për shkelje të barazisë në tendera në pesë episode, korrupsion pasiv në gjashtë episode dhe pastrim parash në një rast. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi përfundimtar në rast se gjykata pranon kërkesën e SPAK, do të zbresi në rreth 6.8 vite burg.

Ndërkohë, për ish-drejtorin tjetër të ARRSh-së, Gentian Gjyli, është kërkuar një dënim prej 1.6 vitesh burg për dy raste të shkeljes së barazisë në tendera, si dhe ndalimi për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Po ashtu, për ish-drejtorin e KESH-it, Erald Elezi, prokuroria ka kërkuar 1.6 vite burg për të njëjtën vepër penale. Edhe në këtë rast, për shkak të procedurës së shkurtuar, dënimi reduktohet me një të tretën, si dhe kërkohet ndalim 5-vjeçar nga funksionet publike.

Prokurori i çështjes, Dritan Prençi, paraqiti gjithashtu konkluzionet përfundimtare për 20 persona të tjerë të përfshirë në këtë dosje.

Në fund, SPAK ka kërkuar edhe konfiskimin e shumave të parave që janë sekuestruar në banesën e Evis Berberit.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Misioni evropian për Hormuzin

Një grup prej më shumë se 40 vendesh po...

Me armë në makinë, arrestohet 21-vjeçari, e pëson dhe drejtuesi i mjetit

Dy persona janë arrestuar nga policia e kryeqytetit. Blutë...

Ministri Nufi pritet me ceremoni ushtarake në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi ka nisur vizitën e...

Prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Prokuroria në Kosovë ka kërkuar burgim të përjetshëm për...