Sot protestë kundër rritjes së çmimeve, Rama: Nuk ulen, nuk vuani për bukë!

Më datë:

Ditën e sotme në orën 17:00 do të mbahet protesta kundër rritjes së çmimit të bukës, gazit, energjisë elektrike. Megjithatë për kryeministrin Edi Rama rritja e cmimeve është një tendecë globale së cilës nuk mund t’i shpëtojë vendi ynë, dhe se cmimet nuk do të ulen

Çmimet rriten kudo në të gjithë planetin, nuk ka se si të ulen në Shqipëri, jo se s’do politika po se ky është sistemi i ekonomisë së tregut!”- shkruan Rama në një ndër replikat me ndjekësit në facebook.

Ndërkohë që qytetarët shprehen se ka njerëz që po mendojnë për bukën e gojës, kryeministri habit kur shprehet se shqiptarëve nuk u ka munguar buka as në kohët më të zymta.

REPLIKAT:

Komentuesi: Boll mor burr, boll! Ti po i ben hallall, por dit per dit ky avaz . Merziten njerezit qe nuk kane buk ne shtepi, dhe me beso qe ka shume.Shiko detajet tani, ju ka ardhur Koha. Kuptome!

Rama: Per cilin avaz e ke fjalen i dashur Leon dhe sa per buken, shqiptareve buka nuk u ka munguar as ne kohet me te zymta te historise se tyre, keshtu qe ndjese po komunikimi me njerezit eshte detyre e imja dhe nuk quhet avaz po quhet bashkejetese demokratike!

Komentuesi: Rritja eçmimeve ku do shkojme ne pencionistet ne varr ….shkofte gjith politika e hajdutave….

Rama:  Çmimet nuk kane lidhje me politiken po me tregun e lire sepse nuk jemi ne komunizem kur cmimet i vendoste shteti dhe kur çmimet rriten kudo ne te gjithe planetin, nuk ka se si te ulen ne Shqiperi, jo se s’do politika po se ky eshte sistemi i ekonomise se tregut!

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura zhvendoset nga Ministria e Brendshme te Kryeministria

Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në...

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...