Në Prishtinë arrestohen tre persona – njëri shtetas i Maqedonisë, që kërkohej nga Interpoli

Më datë:

Policia ka ndërmarr një aksion në Lagjen “Emshir” të Prishtinës me ç’rast ka arrestuar një shtetas të huaj (Maqedonisë), në kërkim ndërkombëtar. Me këtë rast policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë te të cilët ka gjetur dhe konfiskuar substancë narkorike

Ai ka thënë se “sot në orët e pasditës në Prishtinë, Policia e Kosovës, konkretisht njësia FAST Kosova, në bashkërendim me njësitet relevante nga drejtoria rajonale dhe ato të reagimit të shpejtë kanë realizuar një operacion efikas me ç’rast kanë arrestuar një person shtetas i huaj dhe në kërkim ndërkombëtar, me urdhërarrest ndërkombëtar. I njëjti dyshohet se ndodhet ne kërkim ndërkombëtar për shkak të veprës penale të mashtrimit”.

“Gjatë operacionit policor në lokacionin, ku është arrestuar i kërkuari i lartcekur, me urdhër arrest ndërkombëtar janë arrestuar edhe dy persona tjerë të dyshuar se posedonin lëndë narkotike, kurse veprimet policore janë në proces nga njësitet e anti-drogës së Policisë së Kosovës”, ka thënë Hoxha.

Pas kompletimit të operacionit dhe procedurave që janë në proces nga kompetentët, Policia e Kosovës do të japë detaje lidhur me këtë operacion.

Burimet bëjnë të ditur se Policia e Kosovës në një aksion të zhvilluar sot pasdite në Lagjen “Emshir” të Prishtinës ka arrestuar një person shtetas të Maqedonisë Veriore.

Sipas këtyre burimeve personi ne fjalë është i kërkuar edhe nga Interpoli, kurse nga shteti maqedonas ishte dënuar me 8 vjet burgim.

Gjithashtu bëhet e ditur se i arrestuari ka me shumë se 30 vepra mashtrimi. Ndërsa, në këtë aksion policia e Kosovës ka konfiskuar 100 gram drogë te llojit kokainë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Protesta kundër ndërtimeve në zonat e mbrojtura zhvendoset nga Ministria e Brendshme te Kryeministria

Është mbajtur sot protesta në Tiranë kundër ndërtimeve në...

Kuvendi i PD miraton rezolutë: 11 maji “farsë elektorale” dhe kërkesë për qeveri teknike

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka miratuar një rezolutë,...

Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin për Mario Çelën dhe Sergej Hasanpapajn, rrëzon rekursin

Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesat për ndryshimin e...

Rama në Lezhë: PD “humbëse kronike” dhe akuza për shkelje të embargos ndaj Millosheviçit

Nga Lezha, kryeministri Edi Rama ironizoi kundërshtarët politikë, duke...