Sot deklaratat hyrëse në rastin “Thaçi 2”

Më datë:

Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të mbahen deklaratat hyrëse në gjykimin e Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Seanca është planifikuar të fillojë në orën 09:30 dhe të përfundojë në orën 16:00.

Aktakuza fillestare kundër pesë të akuzuarve u konfirmua më 29 nëntor 2024 dhe u ndryshua më 16 prill 2025.

Sipas aktakuzës së konfirmuar, midis së paku 12 prillit 2023 dhe 2 nëntorit 2023, gjatë vizitave të ndryshme të paprivilegjuara në objektin e paraburgimit, Thaçi u dha Smakajt, Kilajt, Fazliut dhe Kuçit informacion konfidencial për dëshmitarë të thirrur nga Prokuroria në çështjen gjyqësore për krime lufte Thaçi dhe të tjerët, i udhëzoi ata që të ndikonin në dëshmitë e dëshmitarëve dhe u dha hollësi se si të vepronin.

Pesë të akuzuarit u vetëdeklaruan të pafajshëm.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rregullorja e GJKKO-së për gazetarët, Garo kërkon rishikim dhe hapje të procesit

Partia Demokratike shprehu sot shqetësim për rregulloren e re...

Aksionet rrugore në jug, mbi 3300 masa të vendosura në Vlorë, Sarandë dhe Rrogozhinë

 Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës vijon monitorimin intensiv...

Turqi-Saudi-Pakistan, marrëveshje trepalëshe për forcimin e bashkëpunimit ushtarak

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan sot në Mekë...

SafeJournalists kërkon rishikimin e rregullave për aksesin e medias në GJKKO

 Rrjeti SafeJournalists shprehu shqetësim për disa dispozita të Rregullores...