Spiropali me krerët e partive parlamentare në Kosovë: Forcim i aleancave rajonale

Më datë:

Gjatë vizitës së saj zyrtare në Prishtinë, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me drejtuesit e partive kryesore parlamentare në Kuvendin e Kosovës, Kryetarin e PDK-së Bedri Hamza, Kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku dhe Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ministrja përgëzoi kontributin konstruktiv të partive politike në krijimin pa vonesë të institucioneve të reja duke vlerësuar stabilitetin institucional të Kosovës, si interes të përbashkët.

Spiropali uroi Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza për zgjedhjen në krye të PDK-së, si dhe nënvizoi rolin historik dhe politik të PDK-së në mbrojtjen e kauzës së lirisë dhe drejtësisë.

Ministrja e Jashtme theksoi se “Shqipëria mbetet pranë Kosovës në respekt të diversitetit politik, por me një bindje të vetme: forcimi i institucioneve të Kosovës është forcim i faktorit shqiptar në rajon.”

Në takimin me Kryetarin e Lëvizjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, Spiropali deklaroi se “LDK-ja ka një rol të rëndësishëm në historinë e shtetformimit të Kosovës dhe në arkitekturën e saj demokratike.”

“Në këtë rrugë të gjatë nuk mund të mos kujtojmë Presidentin historik, Ibrahim Rugova — vizioni i të cilit për rezistencë, orientim euro-atlantik dhe shtetësi të ndërtuar mbi kulturën e dialogut, mbetet themel moral dhe politik i Kosovës moderne”, tha Spiropali.

Kontributi i LDK-së në debat, reformë dhe konsolidim institucional, sipas Spiropalit, mbetet pjesë e pluralizmit, që e bën demokracinë funksionale.

Spiropali takoi gjithashtu Kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të cilin e konsideroi si një prej zërave më të qartë të orientimit euroatlantik të Kosovës në momente të vështira dhe në faza vendimtare për shtetin.

Në takim u diskutua përgjegjësia që kanë forcat politike sot, garantimin e stabilitetit institucional, forcimi i partneritetit strategjik Shqipëri–Kosovë dhe avancimi i integrimit euroatlantik të rajonit tonë.

“Siguria mbetet boshti themelor i këtij vizioni. Roli i NATO-s në Kosovë dhe koordinimi i vazhdueshëm me aleatët janë garanci për paqen dhe stabilitetin afatgjatë. Shqipëria dhe Kosova duhet të punojnë krah për krah për sigurinë kombëtare, aleancat strategjike dhe konsolidim ndërkombëtar”, tha Spiropali në takimin me Haradinajn.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rregullorja e GJKKO-së për gazetarët, Garo kërkon rishikim dhe hapje të procesit

Partia Demokratike shprehu sot shqetësim për rregulloren e re...

Aksionet rrugore në jug, mbi 3300 masa të vendosura në Vlorë, Sarandë dhe Rrogozhinë

 Policia Rrugore e Vlorës dhe Sarandës vijon monitorimin intensiv...

Turqi-Saudi-Pakistan, marrëveshje trepalëshe për forcimin e bashkëpunimit ushtarak

Turqia, Arabia Saudite dhe Pakistani nënshkruan sot në Mekë...

SafeJournalists kërkon rishikimin e rregullave për aksesin e medias në GJKKO

 Rrjeti SafeJournalists shprehu shqetësim për disa dispozita të Rregullores...