Skema e trafikut të emigrantëve në Tiranë, 19-vjeçarja siguronte klientët për transportuesit

Blutë e Tiranës kanë zbuluar një skemë të trafikut të emigrantëve të paligjshëm në kryeqytet. Në pranga janë vënë dy të rinj G. M.,17 vjeç dhe G. B., 19 vjeçe ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre A. Sh., 23 vjeç.

Sipas policisë 17-vjeçari është kapur në rrugën “Allaman Dervsihi” në Tiranë duke transportuar emigrantë kundrejt pagesës, në një automjet të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse.

Dyshohet se e reja me iniciale G.B. u siguronte dy bashkëpunëtorëve të saj kontakte me emigrantët, që synonin të kalonin përmes Shqipërisë drejt vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë kontrollit të automjetit në momentin e finalizimit të operacionit policia sekuestroi një sasi lënde narkotike, kokainë. Materialet në lidhje me këtë çështje tashmë do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Njoftimi i policisë

Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm, me një mjet që e drejtonte pa leje drejtimi, vihet në pranga 17-vjeçari.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij. Në pranga dhe një 19-vjeçare, që dyshohet se siguronte lidhjen midis të arrestuarit, të shpallurit në kërkim dhe emigrantëve.

Në vijim të punës për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” në DVP Tiranë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: G. M.,17 vjeç dhe G. B., 19 vjeçe. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., 23 vjeç.

Shtetasi G. M. është kapur në flagrancë në rrugën “Allaman Dervsihi”, Tiranë, duke transportuar me një automjet, të cilin e drejtonte pa lejen përkatëse, emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Shtetasja G. B. dyshohet se siguronte lidhjen midis shtetasve G. M., A. Sh. dhe emigrantëve. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të mjetit, u gjet dhe u sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë. Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi