Skandal mbi Shkumbin, devijohet shtrati/ Firma ngre pritë dhe i ndryshon rrjedhën për të shfrytëzuar inertet

Më datë:

Kjo pritë që ndan në mes lumin Shkumbin duke e devijuar tërësisht shtratin e tij është masakra e radhës që iu bëhet burimeve ujore në vendin tonë.

Ka rreth një muaj që kompania private RE&AL shpk. ka ndërtuar një pritë në formë ure përgjatë lumit Shkumbin.

Firma ka dërguar në zonë edhe skrepat për të shfrytëzuar inertet duke e tjetërsuar shtratin e lumit.

Ndërtimi i kësaj prite mbi lumin, pikërisht në fshatin Grifshkë, ku kalojnë mjetet e firmës private dhe shfrytëzojnë gurët e lumit, ka penguar rrjedhën natyrale të tij, duke rrezikuar edhe përmbytjen e tokave bujqësore e shtëpive të banorëve që ndodhen në të dyja brigjet e lumit.

Pas denoncimeve të banorëve te zonës, ditë më parë policia e Elbasanit arrestoi në flagrancë një nga pronarët e firmës 65-vjeçarin Edmond Malkja ndërsa tjetri, Dylejmen Zeka, 60-vjeç u procedua penalisht.

Akuzat e ngritura për ta ishin për veprën penale shfrytëzim në mënyrë të paligjshme të inerteve duke penguar rrjedhjen natyrale të ujit në lumin Shkumbin.

Por edhe pas veprimeve ligjore të ndërmarra për pronarët firma RE&AL shpk, puna në lumin Shkumbin ka vijuar përgjatë çdo nate.

Ndërkaq banorët jashtë kamerave, thonë se janë kërcënuar të mos ngrenë sërish zërin dhe të mos denoncojnë rastin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Nuk jemi kundër investimeve”, Berisha: zgjedhjet duhen përgatitur nga qeveri kujdestare

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për...

Ndërpritet seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, GJKKO cakton datën e radhës

Është ndërprerë seanca gjyqësore për dosjen “Partizani”, ndërsa trupi...

Malaj: 121 kamera të reja në dogana për modernizimin e monitorimit

Ministri i Financave, Petrit Malaj, drejtori i përgjithshëm i...

Bardhi: PD sjell në parlament zërin e qytetarëve që protestojnë

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike depozitoi sot në Kuvend...