​Situata në kufi, fluks në Merdare dhe Vërmicë

Më datë:

Ndryshe nga një ditë më parë, situata në të gjithë pikë kalimet kufitare të vendit paraqitet më e qetë.

Pritjet më të gjata vazhdojnë të jenë në Merdarë ku në hyrje pritjet shkojnë deri në gjysmë ore dhe kolona e mjeteve është 120 metra.

Ndërsa në dalje situata është më e rëndë pasi pritjet janë deri në 1 orë e gjysmë ndërsa kolona e mjeteve është deri në 300 metra.

Në pikë kalimin kufitar më të madh me Shqipërinë, në Vërmicë, mëngjesin e së enjtes është vënë re fluks më i madh.

Nëse në hyrje pritjet janë minimale, në dalje ato shkojnë deri në 30 minuta me kolonën e mjeteve deri në 200 metra.

Te Dheu i Bardhë në hyrje pritjet janë deri në 20 minuta ndërsa në dalje deri në 50 minuta.

Në të gjitha pikë kalimet e tjera kufitare, si në hyrje ashtu edhe në dalje pritjet nuk shkojnë më shumë se dhjetë minuta.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dallgët godasin pesë të rinj – bilanc paraprak me dy të zhdukur dhe tre të plagosur rëndë

Një ngjarje mjaft e rëndë raportohet pasditen e kësaj...

Sali Berisha mbron projektin në Zvërnec: Toka është private, investimet e huaja janë të mirëpritura

https://www.youtube.com/live/pIvRi5RdtL8?si=XnMBcZSXe3P9675D Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj...

Vrasja e Martin Canit, shtyhet vendimi i Apelit për autorin Mario Përlleshaj

Gjykata e Apelit ka shtyrë dhënien e vendimit për...

Costa në Prishtinë, takime me Haxhiun dhe Kurtin

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të...