Situata aktuale me Covid në Zvicër, Gjermani dhe Austri

Më datë:

Zvicra deri më tani ka kryer 30 milionë testime për Covid-19, ndërkohë që Gjermania ka kryer mbi 58 milionë teste dhe Austria mbi 39 milionë, transmeton albinfo.ch.

Statistikat e fundit tregojnë se në Zvicër që nga fillimi i pandemisë e deri tani ka gjithsej 679,510 infeksione me koronavirus, në Gjermani, 3,585,891 dhe në Austri 635,780 infeksione në total.

Autoritetet shëndetësore zvicerane dhe gjermane kanë bërë të ditur se Zvicra, Gjermania dhe Austria kanë një ulje mesatare të viktimave, ndërkohë që infeksionet kanë një trend rritjeje.

Zvicra vazhdon të ketë shumë raste, gjithsej 51,497 raste aktive, numër ky ende i lartë, referuar statisitkave të fundit, ndërkohë që Gjermania ka 223,910 raste aktive dhe Austria dukshëm më pak me 12,802 raste aktive.

Shifra zyrtare, bazuar në numrin e personave që janë testuar, që në fillim ishin pozitivë në testin e bërë, dhe më pas janë rikuperuar, është ngritur.

Në Zvicër deri më tani janë shëruar 617,283, në Gjermani 3,275,500 të shëruar dhe Austri 612,523 shërime gjithsej.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...