10.5 C
Tirana

“Sistemet tona rezistuan dhe ky është fakt”, Xhaçka për sulmet kibernetike: Të dhënat s’u shkatërruan

Më datë:

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka nga foltorja e Kuvendit deklaroi se sulmi kibernetik tentoi që të shkatërronte të dhëna shtetërore, por nuk ia dolën dot. Ajo theksoi se sistemet tona rezistuan.

“E mirëkuptoj një pjesë të kolegëve këtu dhe publikut për sulmin kibernetik, por kërkoj mirëkuptim se një pjesë e madhe e informacionit të kërkuar për këtë ngjarje është e klasifikuar dhe nuk mund të bëhet publike.

Kjo po përdoret për debate publike. Pavarësisht sponsorimit shtetëror që iu bë, sistemet jo vetëm që nuk u shkatërruan, janë dhe funksionale.

Si mund të thuhet se investimet janë para të hedhura kot? Kur shikon se sistemi është rikthyer dhe të dhënat nuk janë shkatërruar. Sulme të tilla ndodhin edhe në SHBA, edhe në vendet e BE.

Agresorët, piratët, do të tentojnë që të gjejnë dobësi të sistemeve. Detyra e vendeve si i yni është që të investojmë.

Fati i sistemit tonë do kishte qenë në kolaps, nëse s’do të kishim investuar në mbrojtjen kibernetike.

Ishte sulm masiv, synonte paralizimin e sistemeve online, vjedhjen e sistemeve qeveritare. Sistemet tona rezistuan dhe ky është fakt.

Mbrojtja jonë kibernetike rezultoi të ishte efikase, pavarësisht sulmit masiv.”, tha Xhaçka.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“SPAK nën hetim zv.kryeministren Balluku, kontroll në dy banesa dhe një zyrë të bashkëpunëtorëve të saj”

SPAK ka kryer kontrolle në banesat e disa bashkëpunëtorëve...

Metsola kërkon reforma para zgjerimit të BE-së

Të 27 udhëheqësit ende nuk janë gati që të...

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Gjenerali amerikan Wesley Clark do të dëshmojë në mbrojtje...