Mungoi në takimin me Berishën, Shpëtim Idrizi pas konsultimit te Presidenti: PDIU është në vlerësim, do jetë në kontakt me të gjitha forcat politike relevante

Më datë:

Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi është takuar sot me Presidentin e Republikës Bajram Begaj për datën e zgjedhjeve vendore 2023.

Duke iu referuar mungesës në takimin e kreut të PD-së Sali Berisha me aleatët, Idrizi tha se PDIU është në vlerësim dhe do jetë në kontakt me të gjitha forcat politike relevante.

“Në qoftë se do të jeni të vëmendshëm brenda grupeve opozitare ka shumë grupime, ka qenë gjithmonë bashkë ky grupi që sapo ka qenë dje.

PDIU është në vlerësim, do jetë në kontakt me të gjitha forcat politike relevante dhe sigurisht do të vlerësojmë sepse këto janë zgjedhje lokale.

Në radhë të parë forcat politike dhe PDIU është e interesuar të ketë këshilltarë në këshillat bashkiakë, por mund të ketë dhe zona që jemi ende në vlerësim dhe për të parashtruar aty ku valenca e PDIU rritet dhe është më e madhe”, tha Idrizi.

Kur thoni forca politike relevante e keni fjalën dhe për maxhorancën apo vetëm për opozitën?

Idrizi: Ne jemi të hapur që të diskutojmë dhe në radhë të parë të mbajmë qëndrimet tona duke pasur ekzigjencat e këtyre zgjedhjeve sepse ka problemet të tjera të mbartura që duhet të zgjidhen.

Ai grupit që ka qenë dje, ka qenë gjithmonë një grupim i përbashkët politik prej shumë kohësh.

Unë nuk kam qenë asnjëherë pjesë e atij grupimi, meqë e keni merak se është dhe dikush aty që ju e ngrini me të madhe.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Marrëveshja e financimit, 250 milionë euro kredi për NVM-të, garanci sovrane për 70% të kolateralit

 U nënshkrua në Tiranë Marrëveshja Kuadër për zbatimin e...

Skandal i ri në Ukrainë, nën hetim figurë e afërt me presidentin Zelensky

Një presion i ri politik po rëndon mbi rrethin...

Përplasje Rama–Berisha për tenderat, kryeministri ironizon kritikët

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të kreut...

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari priti në...