Siri, 90 mijë civilë të tjerë shpërngulen pranë kufirit turk

Më datë:

Të paktën 90 mijë civilë kanë migruar pranë kufirit turk nga rajoni sirian i Idlibit dhe zonat përreth në katër ditët e fundit si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar al-Assadit dhe aleatëve, (AA).

Sipas Grupit të Koordinimit dhe Reagimit në Siri, i cili merret me shpërnguljet e civilëve, si pasojë e sulmeve migrimi nga qendra e Idlibit, rajonet Eriha, Sarakib dhe Jabal al-Zawiya, si dhe nga rajonet perëndimore dhe jugore të Halepit vazhdon me intensitet.

Në katër ditët e fundit, 90 mijë civilë janë shpërngulur nga shkaku i sulmeve të regjimit sirian, grupeve terroriste të mbështetura nga Irani dhe Rusisë nga këto rajone që bëjnë pjesë në zonën e de-eskalimit të shpallur sipas një marrëveshjeje të mëparshme ruso-turke.

Gjersa një pjesë e civilëve të zhvendosur kanë ardhur në zonat e kampeve pranë kufirit turk, një pjesë tjetër po strehohen në zonat të cilat Turqia më herët i ka pastruar nga terrorizmi përmes operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Me migrimet e fundit, numri i civilëve që kanë migruar pranë kufirit turk nga kjo zonë që nga janari i vitit 2019 ka shkuar në 1 milion e 767 mijë.

Mijëra civilë kanë vështirësi në gjetjen e strehimoreve për shkak të mbushjes së tendave në Idlib dhe vendeve të përshtatshme për vendosjen e tendave të reja, si dhe për shkak të zvogëlimit të sasisë së ndihmave.

Që nga shpërthimi i luftës civile siriane në vitin 2011, Idlibi ka qenë një bastion i opozitës dhe grupeve të armatosura antiqeveritare.

Në muajin shtator të vitit 2018, Turqia dhe Rusia u pajtuan për ta kthyer Idlibin në një zonë de-eskalimi ku aktet e agresionit janë të ndaluara.

Megjithatë, regjimi sirian dhe aleatët e tij në vazhdimësi kanë thyer kushtet e armëpushimit, përfshirë atë të fundit që filloi më 12 janar, duke kryer sulme të shpeshta brenda zonës dhe duke vrarë të paktën 1.800 civilë që nga arritja e marrëveshjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama i prerë: Interes nga Europa, por marrëveshja me Italinë nuk përsëritet!

Kryeministri Edi Rama ka dhënë dje, 19 prill, një...

Apollo vs Artemis: Si ndryshoi Toka në 58 vjet

Pasi ekuipazhi i Apollo 8 kapi foton ikonike të...

Kultivonin kanabis në platforma polistiroli, arrestohen dy të rinj në Librazhd

Dy të rinj janë arrestuar në Librazhd, pasi kultivonin...

PD depoziton kallëzim penal pas protestës, akuza për shpërdorim detyre dhe pengim tubimesh

Partia Demokratike ka kallëzuar ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari...