21.5 C
Tirana

Siri, 39 mijë civilë të tjerë të zhvendosur pranë kufirit turk në 24 orët e fundit

Më datë:

Numri i civilëve që kanë migruar pranë kufirit turk nga rajoni sirian i Idlibit dhe zonat përreth që nga fillimi i nëntorit ka kaluar në mbi 541 mijë si pasojë e sulmeve të regjimit të Bashar al-Assadit dhe aleatëve, pasi së fundmi edhe 39 mijë civilë janë zhvendosur në këtë zonë në 24 orët e fundit si pasojë e agresionit.

Muhammed Hallaj, drejtor i Grupit të Koordinimit dhe Reagimit në Siri i cili merret me shpërnguljet e civilëve, tha për AA si pasojë e intensifikimit të sulmeve, migrimi në rajonet veriore Eriha, Serakib dhe Jabal al-Zawiya vazhdon të rritet.

Në 24 orët e fundit, 39 mijë e 377 civilë janë shpërngulur nga shkaku i sulmeve të regjimit sirian, grupeve terroriste të mbështetura nga Irani dhe Rusisë, me çka numri i përgjithshëm i të shpërngulurve nga Idlibi dhe disa pjesë rurale të Halepit që nga fillimi i nëntorit, kur sulmet u intensifikuan, ka shkuar në 541 mijë.

Gjersa një pjesë e civilëve të zhvendosur kanë ardhur në zonat e kampeve pranë kufirit turk, një pjesë tjetër po strehohen në zonat të cilat Turqia më herët i ka pastruar nga terrorizmi përmes operacioneve “Mburoja e Eufratit” dhe “Dega e Ullirit”.

Mijëra civilë kanë vështirësi në gjetjen e strehimoreve për shkak të mbushjes së tendave në Idlib dhe vendeve të përshtatshme për vendosjen e tendave të reja, si dhe për shkak të zvogëlimit të sasisë së ndihmave.

Ndryshe, gjatë takimit të Turqisë, Rusisë dhe Iranit në maj të vitit 2017 në Astana të Kazakistanit, Idlibi u shpall zonë e deeskalimit, ku aktet e agresionit do të ndaloheshin.

Turqia dhe Rusia arritën një marrëveshje shtesë në shtator të vitit të kaluar në Soçi si pasojë e shkeljes së armëpushimit nga ana e regjimit sirian.

Megjithatë, forcat e regjimit me ndihmën e mbështetësve i kanë vazhduar sulmet e tyre pavarësisht marrëveshjes. Që nga ajo datë, rreth 1.600 civilë kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

Partia Demokratike akuzon Bashkinë e Durrësit për një tjetër...

Dialogu për krijimin e qeverisë, Vjosa Osmani: Kosova nuk është e izoluar nga partnerët strategjikë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila qëndron këto...

“Të dielën ndryshon ora: Ditët bëhen më të shkurtra, netët më të gjata”

Të dielën, akrepat e orës do të kthehen pas. Mes...

Balotazhi në 18 komuna në Kosovë, mbi 1.3 mln qytetarë me të drejtë vote

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka miratuar Listën...