Vrau çiftin në Gjirokastër për prishjen e një muri, burg të përjetshëm për Apostol Kostën

Më datë:

Gjykata e Shkallës së Parë në Gjirokastër dënoi sot me burgim të përjetshëm Apostol Kostën, 76 vjeçarin nga Gjirokastra i cili në tetor të 2017 ekzekutoi me automatik Aleko dhe Aferdita Kostën në banesën e këtyre të fundit.

Trupi gjykues i përbërë nga Mirela Iliopulli, Enkelejda Doda dhe me kryesues Arben Dostin, pasi ka dëgjuar pretencën e dhënë nga ana e prokurorit Emror Kasaj, i cili kërkonte burgim të përjetshëm për Kostën, ka mbështetur tërësisht të gjitha aktet e vëna në dispozicion të gjykatës dhe përfundimisht e ka dënuar me burgim të përjetshëm Apostol Kostën.

Procesin gjyqësor fillimisht e morën për shqyrtim Krimet e Rënda në kryeqytet dhe më pas ja përcolli për gjykim Gjykatës së Shkallës së Parë në Gjirokastër.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja ndodhi 25 tetor 2017 në lagjen “Palorto” të qytetit për konflikte pronësie me kushëririn e tyre. Apostol Kosta 70 vjeç, pasi beri krimin qëlloi edhe veten, duke u plagosur. Një palë shkallë të ndërtuara nga Apostol Kosta që dilnin 4 metra në oborrin e kushëririt të parë janë shkaku i ngjarjes.

Konflikti i hershëm për një palë shkallë-Çështja kishte marrë zgjidhje ligjorë në gjykatë vetëm pak ditë më parë, ku ishte vendosur që 70 vjeçari të prishte shkallën që nisnin nga brenda oborrit të tij po dilnin në atë të fqinjit kushëri.

Debati ka qenë i hershëm, por mbrëmjen e së martës ka përshkallëzuar ndjeshëm, derisa Apostol Kosta në orët e para të mëngjesit shkrepi breshëri kallashnikovi ndaj çiftit të bashkëshortëve në oborrin e banesës.

Autori kishte hedhur edhe një granatë-I moshuari ka hedhur drejt banesës së kushëririt edhe një granatë e cila fatmirësisht nuk ka plagosur.

E gjitha ka ndodhur në pak minuta, ndërsa në banesë ndodhej djali nga martesa e parë e Afërdita Kostës. Aleks dhe Afërdita Kosta, ishin një çift i njohur në qytetin e Gjirokastrës. Ai ishte një muzikant i njohur ndërsa ajo mësuese.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Deklarata e Spiropalit: Politika shqiptare duhet të tejkalojë logjikën e “fituesit absolut”

Ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar mes valës...

Vajza vret të ëmën me thikë në Kurbin, mjekja e raportoi si vdekje natyrale

Një ngjarje e rëndë është zbuluar, këtë të shtunë,...

Gonxhja nga Pogradeci: Po ndjekim me vëmendje protestën, kërkohet analizë e thellë dhe dialog

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka...

Nga Tirana sërish në Zvërnec, qytetarët protestë kundër ndërtimit të resortit

Siç ishte lajmëruar ditë më parë, në Zvërnec është...