Simptomat/ Cili është ndryshimi mes gripit të zakonshëm dhe koronavirusit të ri? ISHP jep përgjigje

Më datë:

Instituti i Shëndetit Publik ka botuar vazhdimisht materiale informuese mbi virusin e ri të kthyer tashmë në një pandemi botërore, ndërsa kësaj here i jep përgjigje disa pyetjeve që shqetësojnë shumicën e qytetarëve.

Si ta kuptojmë që jemi prekur nga koronavirusi, ku ndryshoon ai nga gripi i zakonshëm?

SIMPTOMAT

Cilat janë simptomat e një personi të infektuar me Koronavirus?
Simptomat varen nga virusi, por shenjat e zakonshme përfshijnë simptomat e aparatit të frymëmarrjes: ethe, kollë, marje fryme dhe vështirësi në frymëmarrje. Në raste më të rënda, infeksioni mund të shkaktojë pneumoni, sindromë të rëndë respiratore akute, insuficiencë të veshkave, madje edhe vdekje.

Sa i rrezikshëm është virusi i ri?
Ashtu si sëmundjet e tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksioni i ri nga COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si ftohje, dhimbje fyti, kollë dhe ethe, ose simptoma më të rënda si pneumoni dhe vështirësi në frymëmarrje. Rrallëherë mund të jetë fatale.
Njerëzit më të ndjeshëm ndaj formave të rënda janë të moshuarit dhe ata me sëmundje ekzistuese, të tilla si diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Cili është ndryshimi midis simptomave të gripit, një ftohje të zakonshme dhe Koronavirus i ri?
Simptomat janë të ngjashme dhe përbëhen nga kollë, ethe, ftohje. Sidoqoftë, ato shkaktohen nga viruse të ndryshme, prandaj, në rast të dyshimit për Koronavirus, është e nevojshme të kryhen teste laboratorike për të konfirmuar diagnozën.

Sa zgjat periudha e inkubacionit?
Periudha e inkubacionit paraqet periudhën e kohës midis infeksionit dhe zhvillimit të simptomave klinike. Aktualisht vlerësohet se ndryshon midis 2 dhe 11 ditëve, deri në maksimumi 14 ditë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

GJKKO pranon kërkesën, Ilir Beqaj do të qëndrojë jashtë kafazit në sallën e gjyqit

GJKKO ka pranuar kërkesën e ish-ministrit Ilir Beqaj për...

Ushtronin aktivitetin e këmbimit valutor në mënyrë të paligjshme, tre në pranga

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe...

Firmoset marrëveshja me SHBA-Greqi, Rama: Vlora kthehet në qendër të Evropës Juglindore

https://www.youtube.com/live/gsNmhKzzHAE?si=jFdCMZssHVJNJU9r “Deri një dekadë më parë ishte në buzë të...

Mbrojtja e Veliajt ‘shpërthen’ ndaj gjykatës: Hapni provat, kafazin dhe kamerat!

Avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, ka reaguar...