Shuhet ikona e humorit fierak, ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare “Artisti i Merituar” Todi Llupi

Më datë:

Arti shqiptar është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi, një prej figurave më të spikatura të Estradës Profesioniste të Fierit dhe një ikonë e humorit shqiptar.

Me një karrierë artistike që zgjati më shumë se pesë dekada, Todi Llupi u bë pjesë e Estradës së Fierit në vitin 1971, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e saj ndër më të mirat në vend. Me talentin e tij të veçantë, interpretimin plot finesë dhe përdorimin mjeshtëror të dialektit myzeqar, ai fitoi zemrat e publikut dhe u kthye në një nga artistët më të dashur për breza të tërë.

Përveç dhjetëra roleve në skenën e estradës, Llupi interpretoi edhe në disa filma artistikë, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e kinematografisë dhe humorit shqiptar.

Në vitin 1989 ai u vlerësua me titullin “Artist i Merituar”, si mirënjohje për kontributin e tij të çmuar në artin dhe kulturën shqiptare.

Ndarja nga jeta e Todi Llupit përbën një humbje të madhe jo vetëm për qytetin e Fierit, por për gjithë artin shqiptar. Trashëgimia e tij artistike do të mbetet e gjallë përmes roleve dhe kujtimeve që ka lënë tek publiku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Vendim kafkian”, avokatët e Veliajt kritikojnë vendimin e Gjykatës së Lartë

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për të lënë...

Skandali në Postën Shqiptare, Mataj në pranga, bashkëshorti merr detyrë në Bashkinë e Durrësit

Rreth dy muaj pas arrestimit të ish-drejtoreshës së Postës...

“Nuk duhet të dorëzohemi”, djali i Jakup Krasniqit: Do vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

Djali i Jakup Krasniqit, Altin Krasniqi, ishte ditën e...