7.5 C
Tirana

Shtyhet seanca paraprake për Metën, kur do mbahet gjyqi i radhës

Më datë:

Seanca paraprake ndaj ish-presidentit Ilir Meta është shtyrë, pasi avokatet mbrojtëse, Flurtura Kona dhe Esmeralda Ndregjoni, nuk u paraqitën për të përfaqësuar të pandehurën Fatime Kryemadhi.

Autoritetet gjyqësore bënë me dije se seanca e radhës do të zhvillohet më 22 dhjetor 2025, ora 14:30. Shtyrja e seancës u bë gjithashtu për shkak të kërkesës së mbrojtjes së Metës, që kërkoi kohë për t’u njohur me aktet e dosjes.

Ky zhvillim vjen pas seancës së kaluar, e cila u shty për mungesë të palëve dhe të gjyqtares së çështjes. Gjatë asaj seance, ish-presidenti kërkoi që të mos qëndronte në kafazin e sallës së gjyqit, duke e konsideruar këtë praktikë si shkelje të të drejtave kushtetuese

Hetimet nga SPAK për këtë çështje u mbyllën më 28 korrik dhe dosja iu kalua gjykatës në fund të gushtit. Dosja përfshin tre hetime të bashkuara: aferën CEZ-DIA, lobimin e LSI-së në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe hetimin pasuror.

Ilir Meta dhe Fatime Kryemadhi akuzohen për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë. Ndërkohë, Pirro Xhixho përballet me akuzën për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku dyshohen për pastrim parash.

Ish-presidenti ndodhet në paraburgim që nga tetori i vitit 2024, ndërsa Fatime Kryemadhi është nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Meloni në parlamentin italian: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni deklaroi në parlamentin italian...

Çfarë bën opozita nëse Kuvendi rrëzon SPAK për Ballukun? Berisha tregon planin

“Kam sjellë provat, dokumentin, ku faktohet se jo vetëm...

Kreu dy vite burg për shpërdorim detyre, ish-kryetari i bashkisë së Himarës ankimon vendimin në Gjykatën e Lartë

Ish-kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, ka ankimuar...

Hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret në 18 dhjetor Ilir Metën

Ish-presidenti Ilir Meta është thërritur nga Prokuroria e Posaçme...