7.5 C
Tirana

Shtëpi bari në Barbullush: Arrestohet 31-vjeçari, në pranga edhe 3 punonjës të OSHEE-së

Më datë:

Policia e Vaut të Dejës ka goditur një tjetër rast të kultivimit të drogës në ambiente të mbyllura, duke finalizuar fazën e pestë të operacionit të koduar “Neonët”. Gjatë aksionit në fshatin Barbullush, uniformat blu zbuluan dy banesa të kthyera në “shtëpi bari”, ku ishin instaluar qindra pajisje elektrike dhe llamba që shërbenin për rritjen e kanabisit.

Në flagrancë u arrestua një 31-vjeçar nga Shkodra me iniciale A. Ç., ndërsa katër persona të tjerë, të gjithë banues në fshat, janë shpallur në kërkim. Brenda ambienteve të përshtatura, policia sekuestroi 583 bimë kanabisi, rreth 7.5 kilogramë drogë të bërë gati për shitje, si dhe 307 pajisje elektrike që përdoreshin për kultivimin e bimëve.

Ky operacion ka vënë në pranga edhe tre punonjës të OSHEE-së, të moshave nga 27 deri në 46 vjeç. Ata akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim, pasi dyshohet se kanë lejuar ose nuk kanë raportuar lidhjet e paligjshme të energjisë që furnizonin laboratorët e drogës. Me këtë ndërhyrje, numri i ambienteve të goditura në kuadër të operacionit “Neonët” ka shkuar në nëntë, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

PD kërkesë qeverisë: Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme në 7 qarqe

Partia Demokratike kërkoi sot që qeveria të shpallë gjendjen...

Stamboll, përmbysen disa varka përgjatë bregdetit për shkak të stuhisë të fortë

Në rajonin Tuzla të Stambollit, disa varka të ankoruara...

Balluku në Novoselë: Duhen marrë masa para se situata të agravojë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ndodhet në Novoselë, në një nga...