12.5 C
Tirana

Arsenal armësh dhe 18 kg drogë, arrestohen babë e bir në Fier

Më datë:

Një operacion policor i koduar “New Start 2” ka goditur një bazë armatimi dhe droge në fshatin Suk të Roskovecit, duke vënë në pranga një 34-vjeçar dhe babanë e tij 61-vjeçar. Pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, forcat “Shqiponja” dhe ato Operacionale ndaluan fillimisht të riun me iniciale A. H. në dalje të fshatit, ku brenda në makinë iu gjet rreth 1 kilogram kanabis i ndarë në doza gati për shitje.

Kontrolli u shtri më tej në banesën dhe lokalin e familjes, ku policia zbuloi një sasi prej 17.6 kilogramësh kanabis të përpunuar dhe një arsenal të vërtetë armësh. Gjatë aksionit u sekuestruan dy pistoleta, dy automatikë, dy granata luftarake dhe mbi 1100 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Për shkak të arsenalit dhe drogës së gjetur në shtëpi, policia arrestoi edhe babanë e 34-vjeçarit. Tashmë të dy personat do të përballen me Prokurorinë e Fierit për akuzat e shitjes së narkotikëve dhe mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake, ndërsa vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Spiropali takon drejtuesit e lartë të Departamentit Amerikan të Tregtisë, në fokus bashkëpunimi ekonomik

Gjatë qëndrimit të saj në Uashington të SHBA-ve, Ministrja...

Begaj takim me arbëreshët në Milano: Ura e miqësisë mes Shqipërisë dhe Italisë

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi sot në Milano...

Rama të hënën në Bruksel, takohet me Costa-n

Kryeministri Edi Rama do të takohet ditën e hënë...

E rëndë në Vlorë, 4-vjeçari paraqitet pa shenja jete në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme...