Sot në 8 janar, flakë të përmasave të mëdha kanë përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë.
Forca të shumta zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për të vendosur nën kontroll flakët.
Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa dyshohet se ka pasoja të mëdha materiale. Nuk dihet arsyeja e saktë e zjarrit dhe ende nuk ka një njoftim nga autoritetet.
Dyshohet se fillimisht ka marrë flakë një dyqan dhe më pas zjarri është përhapur në të gjithë tregun. Gjithë zona është e mbuluar me kabuj elektrikë, duke e bërë situatën tepër të rrezikshme. Për këtë arsye, autoritetet kanë ndërprerë energjinë elektrike në zonë.
“Megjithëse në vendngjarje janë 6 zjarrëfikëse dhe 30 forca të këtij shërbimi, flakët nuk janë neutralizuar duke shkaktuar panik tek banorët dhe pronarët e magazinave”
Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, ndërkohë që në vend janë mbledhur dhe shumë qytetarë të zonës që ndodhen në panik.


