Shqipëria ”rruga” e klandestinëve, çdo ditë ndalohen 20 – 40 emigrantë

Që kur Shqipëria u përfshi në rrugën e klandestinëve drejt BE, fluksi i emigrantëve ka qenë në rritje. Dy emigrantë u kapën nga Frontex në afërsi të Boboshticës, ndërsa 3 të ashtuquajtur taksistë u ndaluan nga policia duke transportuar 10 klandestinë kundrejt pagesës me premtimin se do ti nxirrnin në vendet e BE.

Dy emigrantë që synuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme përmes Shqipërisë në rrugën drejt vendeve të BE janë ndaluar nga Frontex.

Ata u kapën në aksin Korçë-Boboshticë nga forcat e Frontex që janë vendosur në kufijtë jugore të Shqipërisë që prej pranverës së kaluar, kur vendi u përfshi në rrugën e re ballkanike të emigrantëve.

klandestine
Ne foto: Klandestinet e ndaluar

Sipas të dhënave nga policia e kufirit, çdo ditë mesatarisht kapen 20 deri në 40 klandestinë.

Pjesa më e madhe bien në rrjetën e Frontex në zonën kufitare, ndërsa ata që shpëtojnë tentojnë të vijojnë rrugën edhe duke paguar për transportin deri në kufijve veriorë.

Kjo i ka dhënë nxitje rrites së tentativave të trafikut.

Arrestohen taksistet klandestine- Tre të ashtuquajtur taksistë klandestinësh u arrestuan këtë të hënë në kuadër të Operacionit Perimetri duke transportuar 10 emigrantë.

Elton Grabocka u kap duke transportuar drejt Tiranës pesë emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit prej 100 euro për person.

Elton Grabocka, 42 vjeç, banues në Korçë “u kap në aksin rrugor Bilisht-Korçë, pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i fshatit Zëmblak” duke transportuar me mjetin tip “Benz” në drejtim të Tiranës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 100 euro, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Ndërsa Geldi Tula dhe Negers Mjeda, të dy nga Shkodra u ndaluan në Pogradec  duke transportuar drejt veriut pesë emigrantë kundrejt fitimit prej 800 euro në total.

Geldi Tula 21 vjeç dhe Negers Mjeda, 19 vjeç, të dy banues në Shkodër, “pasi u kapën në lagjen nr. 3, Pogradec, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen” në drejtim të Shkodrës, pesë emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt fitimit prej 800 euro në total, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Trafikimi i klandestinëve është duke u kryer me metoda të reja pas heqjes së karantinës. Transporti i tyre drejt vende të BE-së po kryhet me makina luksi, me pagesë që varion nga 100 deri në 1000 euro për person.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi