20.5 C
Tirana

Shqipëria pjesë e turneut “Unity EURO Cup” në mbështetje të refugjatëve përmes futbollit

Më datë:

Federata Shqiptare e Futbollit është pjesë e turneut europian “Unity EURO Cup”, një projekt i përbashkët i UEFA-s dhe UNHCR që synon përfshirjen sociale të refugjatëve përmes futbollit.

Turneu zhvillohet sot në Zeist të Holandës, në qendrën e Federatës Holandeze të Futbollit (KNVB), me pjesëmarrjen e 18 ekipeve nga e gjithë Europa.

FSHF merr pjesë për herë të parë në këtë turne, duke forcuar angazhimin e saj për të promovuar vlerat sociale të futbollit dhe për të mbështetur përfshirjen e refugjatëve në komunitet.

Ekipi shqiptar është i përbërë nga refugjatë që jetojnë aktualisht në Shqipëri, të cilët janë mbështetur nga FSHF në përgatitjet dhe pjesëmarrjen e tyre në këtë event ndërkombëtar, si pjesë e angazhimit të federatës për promovimin e vlerave sociale të futbollit.

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Čeferin, theksoi se futbolli ka fuqinë të bashkojë komunitetet dhe të ndihmojë në integrimin e refugjatëve, duke e quajtur këtë turne “një shembull të bukur të ndikimit që sporti ka në jetën e njerëzve”.

Ekipi i refugjatëve shqiptarë përfaqëson vendin tonë në këtë edicion dhe është shortuar në një grup me Francën, Irlandën dhe Lihtenshtajnin.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Balla: Përfaqësim i të gjitha partive parlamentare në komisionin e reformës zgjedhore

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla...

PS-PD konsensus për ngritjen e Komisioneve për Reformën Zgjedhore dhe Territoriale

Nën drejtimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi u...

Mashtrim me prokurë, i mori paratë nga llogaria e të burgosurit, nën hetim avokati Arben Lena

Prokuroria e Korçës po heton avokatin Arben Lena, pasi...

Policia arreston të shumëkërkuarin për grabitje me armë, në pranga dhe dy të rinjtë 

Policia e Shtetit ka finalizuar operacionin e koduar “Identikiti”,...