Shqipëria ngjitet dy vende në renditjen e FIFA-s për muajin tetor

Më datë:

Kombëtarja shqiptare është ngjitur dy pozicione më lart në renditjen e FIFA-s. Nga vendi 67 tani Shqipëria renditet në vendin e 65, pas suksesit në ndeshjen e fundit në transfertë ndaj Gjeorgjisë, e vlefshme për UEFA Nations League.

Shqipëria triumfoi 1-0 në “Mikheil Meskhi” dhe pikërisht kuqezinjtë kanë kaluar në renditjen e FIFA-s Gjeorgjinë, por edhe Finlandën.

Shqipëria do të rikthehet në fushë në muajin nëntor për dy ndeshjet e fundit në grupin B1 të UEFA Nations League, ndaj Çekisë (16 nëntor, 20:45) dhe Ukrainës (19 nëntor, 20:45).

Të dy ndeshjet do të luhen në stadiumin “Air Albania” dhe Kombëtarja është në garë për vendin e parë në grupin B1.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Kishte fshehur 8 kg drogë në një banesë të braktisur, arrestohet 30-vjeçari në Durrës

Një 30-vjeçar është arrestuar nga policia e Durrësit, pasi...

Lirohen nga detyra pesë ambasadorë të Shqipërisë, Dautllari merr detyrën e ambasadorit në BE

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dekretoi sot lirimin nga...

SPAK kërkon 10 vite burg për ish-kreun e ARRSH-së, Evis Berberi

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Sot protesta e opozitës, çfarë pritet të ndodhë para Kryeministrisë

Opozita organizon sot protestën e shtatë kombëtare, ku kërkon...