Shqipëria në karantinë! Aksion policor/ Ndëshkohen shoferë dhe këmbësorë, gjobiten njësi tregtie

Gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar gjobitja dhe arrestimi në mbarë vendin i personave që kanë shkelur rregullat e karantinimit. Të ndëshkuar janë drejtues mjetesh, pasagjerë si dhe këmbësorë.

Në një njoftim të Policisë së Shtetit bëhet me dijeni se:

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Në Kukës është arrestuar në flagrancë shtetasi B. B., 30 vjeç, banues në Kukës, si edhe është proceduar në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi U. B., 40 vjeç, pasi, duke udhëtuar me automjetin që drejtohej nga shtetasi U. B., kanë kundërshtuar me dhunë dhe nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të Policisë.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 40 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masë administrative 20.000 lekë dhe iu është bllokuar automjeti 3 shtetasve, pasi nuk kanë zbatuar urdhrin e dhënë nga organet kompetente për kufizimin e lëvizjeve në parqe dhe zona të gjelbërta të hapura, në zonat urbane apo mjedise të tjera publike të hapura.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 33 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 10 njësi tregtie që nuk kanë zbatuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Shpërthim i rasteve me koronavirus në Greqi! 21 të infektuar brenda ditës, një në gjendje të rëndë

Autoritetet greke kanë bërë me dijeni se numri i rasteve me koronavirus në vend është rritur me 21 raste të reja orët...

Islamaj kalon me sukses vettingun: Përgjegjshmëria shpërblehet

  Përgjegjshmëria shpërblehet është shprehur anëtari i Gjykatës së Lartë Edmond Islamaj pas vendimit të KPK se ai e kalon me sukses vetingun. Trupi gjykues vendosi...

Haradinaj: Ku janë Mogherini, Hahn e të tjerët në BE, që nuk reagojnë ndaj letrës së Bërnabiçit?

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj edhe më herët ka përmendur animin e Bashkimit Europian kah Serbia, duke thënë se zonja Mogherini si ndërmjetësuese e...

Së fundi

Itali, konfirmohen 681 vdekje të reja nga COVID-19

Italia ka raportuar 681 vdekje të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19), duke e çuar në 15.362 numrin e përgjithshëm të vdekjeve nga virusi...

Apeli i ri i IKShP-së: E kemi ende situatën nën kontroll, ju lutem rrini në shtëpi

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka lëshuar një apel tjetër sa i përket gjendjes me koronavirusin në Kosovë, specifikisht respektimit të masave kundër përhapjes...

Kosova me më së paku të prekur me Covid-19 në rajon, prin Serbia

Republika e Kosovës po del të jetë vendi me më së paku persona të infektuar më koronavirus në rajon. Kosova deri më tani ka të...