Shqipëria merr Presidencën e OSBE, Cakaj: Angazhim maksimal për të gjitha sfidat e Organizatës

Më datë:

1 janari shënon datën e marrjes nga Shqipëria të Kryesisë së Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë.

Lajmin e bëri të ditur Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ku u shpreh se pas përfitimeve të jashtëzakonshme në fushën e sigurisë dhe zhvillimeve demokratike nga bashkëpunimi me OSBE-në që prej viteve 90′ e tutje, Shqipëria për një vit me radhë do të kryesojë Organizatën përgjegjëse për sigurinë nga Vankuveri në Vladivostok.

“Shqipëria do të angazhohet për zgjidhjen dhe parandalimin e konflikteve, adresimin e kërcënimeve transnacionale, luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, forcimin e proceseve demokratike e afirmimin për të drejtat dhe liritë themelore, mes tjerash.” -theksoi Cakaj në reagimin e tij.

Gjithashtu, ai shtoi se Shqipëria do ta kryesojë OSBE-në me qasje bashkëpunuese e gjithëpërfshirëse dhe sjellje të përgjegjshme e profesionale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Noka: Veprimet e policisë në protestë të paprecedenta, akuza të rënda ndaj qeverisë

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, i...

Protesta tensionohet, policia përdor spraj lotsjellës, i lënduar një aktivist

Tensione janë shënuar pas përfundimit të fjalimeve politike në...

Akuza të forta nga Berisha ndaj Ramës gjatë protestës së opozitës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një...

Bordi i Transparencës: rregullim i ri i çmimit të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit. NJOFTIMI I BORDITBordi...