21.5 C
Tirana

“Shqipëria, hapa madhorë në reformimin e gjyqësorit”

Më datë:

Hanna Suchocka theksoi se reforma në drejtësi mbetet një nga detyrat më sfiduese, jo vetëm për Shqipërinë, por për të gjitha vendet post-komuniste, lidhur me nevojën për gjyqtarë të pavarur.

“Shqipëria ka bërë hap madhor drejt reformimit të gjyqësorit. Reforma në gjyqësor është një prej detyrave më të vështira, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për të gjithë vendet post-komuniste, sepse sistemi i tyre i mëparshëm është krijuar nën pushtetin e një partie.

Është e vështirë për të ndryshuar mendësinë dhe atë se si mund të arrihet që gjyqtarët të jenë të pavarur.

Shqipëria ka bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje të mirë për korrupsionin përmes procesit të vetingut, por Komisioni i Venecias ka thënë që nuk duhet të shkarkohen të gjithë gjyqtarët, pasi kjo do të krijonte një tjetër problematikë,” tha Hanna Suchocka, presidente nderi e Komisionit të Venecias.

Suchocka nënvizoi rëndësinë e garancive të reja për autonominë e gjyqësorit dhe përpjekjet e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin përmes procesit të vetingut.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OpenAI realizon planin për të konkurruar Google, prezanton shfletuesin me IA

OpenAI ka prezantuar një shfletues me inteligjencë artificiale për...

Bonus-malus në zbatim nga 1 janari 2026, penalizon 3,8 % të drejtuesve të mjeteve me historik aksidentesh

Drejtoresha Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Mimoza...

Presidenti Begaj kërkon rishikim të qëndrimit të Vietnamit mbi njohjen e Kosovës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, pranoi sot Letrat Kredenciale...

Berisha sulmon Ballukun: Paratë e qytetarëve të shpenzuara pa masë për aeroportin e Vlorës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar sot...