21.5 C
Tirana

Shqipëria çon në 209 milionë SDR kuotën në Fondin Monetar Ndërkombëtar

Më datë:

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi projektligjin “Për miratimin e rritjes së kuotës së Republikës së Shqipërisë në Fondin Monetar Ndërkombëtar”.

Zëvendësministrja e Financave, Adela Xhemali bëri të ditur se projektligji ka si qëllim përmbushjen e detyrimeve të shtetit shqiptar kundrejt institucioneve financiare ndërkombëtare.

Në rezolutën 79-1 të Bordit të Guvernatorëve të FMN-së është vendosur rishikimi i gjashtëmbëdhjetë i kuotave të vendeve anëtare.

“Sipas kësaj rezolute, Republikës së Shqipërisë i propozohet t’i rritet kuota, nga 139.3 milionë SDR (të drejta të tërheqjes speciale) në 209.0 milionë SDR. Ky propozim vjen si pasojë e rëndësisë dhe rolit të këtij institucioni financiar ndërkombëtar në përmbushjen e programit të qeverisë shqiptare”, deklaroi Xhemali.

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka akorduar dy kredi për mbështetje buxhetore, në vitet 2014 dhe 2020, me shumë totale 434.72 milionë SDR.

Të dyja këto kredi janë disbursuar plotësisht (respektivisht në 2014 dhe 2020) dhe janë në fazën e ripagimit, në përputhje me kushtet e marrëveshjeve. Balanca e kredive, (stoku) më 31.7.2024 ishte 134.28 milionë SDR.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

OBSH ka evakuuar mbi 7600 pacientë nga Gaza, shumica fëmijë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka evakuuar nga Gaza,...

Tjetërsim pronash në Lezhë, lëshohen 10 masa sigurie

Prokuroria ka lëshuar sot, 29 tetor, 10 urdhër-arreste në...

Fillojnë zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Qendrat e votimit u hapën sot herët në Holandë...

Osmani takohet me Presidentin e Bullgarisë në Riad, e cilëson si mik të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar në Riad...