Nis hedhja e asfaltit në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës, Balluku: Gati brenda vitit

Më datë:

Nis hedhja e shtresave të asfaltit në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës. Me një gjatësi prej afro 2 kilometrash ky lot pritet të jetë gati brenda pak ditësh, ku pas përfundimit të shtresave të asfaltit do të punohet për vendosjen e sinjalistikës rrugore.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me drejtorin e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Gentian Gjyli ndoqën nga afër ecurinë e punimeve në këtë kantier.

“Ky proces është relativisht i shpejtë, nuk do na marrë shumë kohë për përfundimin e të gjithë shtresave asfaltike, ndërkohë po vijojmë dhe me elementët e tjerë si vendosja e barrierave kundër zhurmës në këtë seksion rrugor”, sqaroi kreu i ARRSH.

Për realizmin e projektit në këtë lot ka pasur disa kompleksitete, duke nisur me procesin e shpronësimeve për shkak se shumë prej njësive të banimit ishin pa dokumente, gjithashtu ka pasur një prezencë të madhe të linjave të transmetimit dhe rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike të cilat u zhvendosën përmes ndërhyrjes së OST dhe OSHEE.

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku theksoi se ritmi i punimeve, në lotin 7, por edhe lotet e tjera është i lartë për të garantuar që Unaza e Madhe e Tiranës të jetë e aksesueshme për automjeteve në fund të këtij viti.

“Rëndësi ka që të gjitha lotet të jenë të gatshme për akses të automjeteve, duke pasur të përfunduar edhe pjesën e sinjalistikës, edhe pjesën e barrierave të zhurmës dhe gjithçka tjetër e cila është e domosdoshme. Padyshim do të ngelen detaje të vogla të cilat ne do të vazhdojmë që ti plotësojmë, por e gjithë kjo pjesa e paketës së madhe duhet të jetë e përfunduar për datën 31 dhjetor që gjithë kjo unazë tashmë të lidhet, duke pasur parasysh që kemi pasur një progres të mirë edhe në pjesën e “Pallatit me Shigjeta”, aty ku janë nyjet lidhëse dhe ajo është një nga nyjet më të rëndësishme”, nënvizoi Balluku.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha: Kryengritja paqësore do të vazhdojë deri në rrëzimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se protesta...

Begaj takohet me kongresmenin amerikan, fokus stabiliteti në rajon

Presidenti Bajram Begaj ka takuar gjatë një vizite në...

Osum: Gjendet trupi i 73-vjeçares së zhdukur, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Berat,...

Forcat Operacionale të Burgjeve “zbarkojnë” në Vlorë, kontrolle të befasishme në paraburgim

Forcat Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve kanë...