Shpresë për marrëveshje bërthamore: Uashingtoni dhe Teherani drejt negociatave të reja

Më datë:

Ka lëvizje intensive diplomatike në Zvicër, ku po shqyrtohet mundësia e rifillimit të bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit për programin bërthamor të Teheranit.

Zhvillimi vjen pas marrëveshjes së armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut, e cila ka krijuar kushte të reja për rikthimin e dialogut.

Sipas raportimeve, i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë është nisur drejt Zvicrës, ndërsa në vend ndodhet edhe një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Presidentit Donald Trump. Gjithashtu, në bisedime pritet të luajë rol të rëndësishëm edhe Katari, i cili prej kohësh ndërmjetëson kontaktet mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Bisedimet ishin planifikuar të nisnin të premten, por u shtynë për shkak të përshkallëzimit të luftimeve mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban. Ende nuk është bërë e ditur një datë e re për zhvillimin e tyre.

Ndërkohë, Izraeli dhe Hezbollahu ranë dakord për një armëpushim pas përshkallëzimit më të rëndë të dhunës që nga shpallja e marrëveshjes SHBA-Iran. Sipas autoriteteve libaneze, të paktën 47 persona humbën jetën dhe rreth 100 të tjerë u plagosën nga bombardimet izraelite në Liban, ndërsa ushtria izraelite njoftoi se katër ushtarë të saj u vranë gjatë përleshjeve.

Pavarësisht armëpushimit, tensionet mbeten të larta. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se Hezbollahu do të paguajë një “çmim shumë të rëndë”, ndërsa zyrtarë iranianë akuzuan Izraelin se po kërkon vazhdimin e konfliktit në rajon.

Sipas një zyrtari amerikan, armëpushimi u arrit pas negociatave mes SHBA-së, Katarit, Izraelit dhe Iranit. Autoritetet izraelite kanë deklaruar se do ta respektojnë marrëveshjen për sa kohë që edhe Hezbollahu vepron njësoj.

Në të njëjtën kohë, Zvicra ka njoftuar shtyrjen për një afat të pacaktuar të negociatave bërthamore mes SHBA-së dhe Iranit. Këto bisedime synojnë nisjen e një procesi 60-ditor për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mbi programin bërthamor iranian.

Zhvillimet po ndikojnë edhe në tregjet ndërkombëtare të energjisë. Trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit është ngadalësuar ndjeshëm, ndërsa tregjet po ndjekin me vëmendje ecurinë e negociatave dhe situatën e sigurisë në Lindjen e Mesme. Në këtë klimë pasigurie, çmimi i naftës Brent është stabilizuar rreth 80 dollarë për fuçi.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha për deklaratën e protestueses: Shpifje, familja ime nuk kanë pasur kurrë tokë në Divjakë

https://www.youtube.com/live/ZcJ-f5jGzok?si=1O6JEMsun9n8uLyl Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha reagoi sot në...

Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës, arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku...

Debat për investimet në bregdet – Rama komenton reagimet ndërkombëtare

Edi Rama: E di që mund të zhgënjej dhe shumë...

Bolivia në krizë politike – masa emergjente pas valës së protestave

Presidenti bolivian Rodrigo Paz shpalli gjendje të jashtëzakonshme në...