Shpërthen bankomati në Krujë

Më datë:

Një shpërthim ka ndodhur në një bankomat në qytetin e Krujës rreth orës 02:45 të mëngjesit të sotëm.

Sipas policisë, shpërthimi ka ndodhur në zonën e kalasë në një bankomat të një banke të nivelit të dytë.

Nga ngjarja ka vetëm dëme materiale dhe asnjë person të lënduar.

Policia nuk e ka përcaktuar ende nëse shpërthimi është bërë me lëndë plasëse apo lëndë piroteknike.

Grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur ngjarjen.

Njoftimi paraprak i policisë:

Më datë 12.11.2024, rreth orës 02:45, pranë një bankomati në afërsi të Kalasë (në rrugë), është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Bordi i Transparencës: Nafta të shitet jo më shumë se 206 lekë për litër

Bordi i Transparencës në datë 2 Maj 2026, në...

“Sali kolltuku”/ Salianji i përgjigjet Berishës: Ti bën para nga regjimi i Ramës

Gara për kryetarin e Partisë Demokratike ka bërë që...

Deklarohen ‘pasuri kulturore e paluajtshme’ Parku arkeologjik Bylis dhe Klos dhe e Orikumit

Këshilli i Ministrave, i mbledhur këtë të premte, 17...

Dronët ukrainas “godasin” naftën ruse

Dronët ukrainas goditën portin rus të Tuapses në Detin...