Shpërthejnë protestat në Itali, bllokohet Roma dhe autostradat

Më datë:

Në Romë të Italisë kanë nisur protestat kundër masave të qeverisë ndaj koronavirusit. Protestat u shoqëruan me përleshje mes policisë dhe qytetarëve atje.

Protestuesit nuk u mjaftuan me gurë fishekzjarre dhe shishe të hedhura drejt policëve, por u përpoqën të hynin me forcë në selinë e parlamentit.

Jo vetëm në kryeqytet por edhe në zona të tjera të Italisë sidomos në autostrada vijuan deri sot në mëngjes përleshjet mes policisë dhe protestuesve të irrituar nga masat qeveritare për frenimin e koronavirusit.

Ata kërkojnë rihapjen e plotë e aktiviteteve tregtare dhe kanë protestuar për më shumë se 12 orë.

Italia është një nga vendet më të goditura të Evropës me më shumë se 35,000 vdekje, ndërsa janë raportuar edhe 1,695 infeksione të reja me koronavirus.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Moti i keq me rrebeshe shiu/ Sërish probleme në Librazhd-Përrenjas, masivet e dheut përfundojnë në rrugë

Sërish probleme në aksin kombëtar Librazhd-Përrenjas. Si pasojë e...

Avokati i Lefter Koka: klienti ndodhet jashtë për arsye shëndetësore

Megjithëse Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi rikthimin në...

Ina Zhupa: zonat e mbrojtura kërkojnë përgjegjësi të përbashkët mes dy vendeve

Kryetarja e Komisionit për Turizmin, Kulturën dhe Diasporën Ina...