Shpërndante kokainë me motor, arrestohet i riu shqiptar në Itali. Drogën e fshihte në karikues telefoni

Më datë:

Karabinierët e qytetit të Cesena kanë vënë në pranga një 23-vjeçar shqiptar, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike. Arrestimi u krye gjatë një operacioni antidrogë pranë stacionit të trenit në qytet, pas informacioneve se një person me motoçikletë furnizonte konsumatorë në zona të ndryshme të Cesenës, madje edhe duke ua dërguar drogën në banesa.

Gjatë kontrollit, efektivët zbuluan 32 doza kokaine me peshë totale rreth 17 gramë, të fshehura në mënyrë të sofistikuar brenda një karikuesi telefoni, ku ishte hequr qarku elektrik për të krijuar një hapësirë sekrete.

Në momentin e ndalimit, i riu kishte me vete edhe rreth 1 mijë euro cash, të cilat dyshohet se ishin përfituar nga aktiviteti i paligjshëm.

Policia sekuestroi si lëndën narkotike, ashtu edhe shumën e parave.

Me urdhër të Prokurorisë së Forlì, 23-vjeçari u mbajt në qelitë e paraburgimit deri në zhvillimin e seancës gjyqësore.

Gjykata e Forlì konfirmoi arrestimin dhe, pas marrëveshjes për gjykim të shkurtuar, e dënoi shqiptarin me dy vite burg.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Përplasje në Bruksel: Von der Leyen dhe Kallas në konflikt për të ardhmen e diplomacisë së BE-së

Përplasja e vazhdueshme mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula...

Maliq, zbardhen detaje nga vrasja e efektivit – çobani: autori koordinohej me telefon

Lidhur me ngjarjen e rëndë që ndodhi më 4...

Thumanë–Kashar, Karakaçi: koncesioni sjell rreth 1 miliard euro të ardhura tatimore

Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi theksoi sot...

Trafik ndërkufitar droge, pranga dy personave në kufirin me Maqedoninë e Veriut

Policia e Elbasanit ka finalizuar operacionin e koduar “Trajektorja”,...