13.5 C
Tirana

Shpërndanin dhe shisnin lëndë narkotike, arrestohen dy persona në Tiranë

Më datë:

Policia e Tiranës ka arritur të finalizojë me sukses dy operacione policore brenda 12 orëve.

Si pasojë janë vënë në pranga dy qytetarë dhe po ndiqet penalisht një tjetër pasi shpërndanin lëndë narkotike të dozave të vogla.

U bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. H., 30 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën në pronësi të këtij shtetasi, në rrugën “Princ Vidi”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 2 kg e 500 gramë lëndë të dyshuar narkotike të llojit cannabis sativa. Ai e ndante dhe e shiste atë më pas në doza, në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës.

Gjithashtu u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. S., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi B. K.

Gjatë kontrollit ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit të automjetit që drejtonte shtetasi S. S., shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde narkotike të llojit cannabis sativa, të ndarë në doza, gati për shitje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Rama për Thaçin: “Humbja e shinatave”, por trashëgimia e pavarësisë së Kosovës mbetet

Kreu i qeverisë Edi Rama, përmes një postimi në...

Shtyhet gjyqi për dosjen “Veliaj”, përcaktohet afati i ri nga GJKKO

Seanca paraprake për dosjen “Veliaj”, e cila pritej të...

Ndryshime në Portin e Durrësit: Liburn Aliu në krye, Balluku paralajmëron nisjen e Porto Romanos

Zëvendëskryeministrja e njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

SPAK me prova të reja ndaj Metës e Kryemadhit, shtyhet seanca paraprake

Seanca paraprake për dosjen “Meta”, e parashikuar të zhvillohej...