Dëshmia e Lefter Kokës para SPAK: Nuk i njoh kompanitë që përmendni, kam zbatuar ligjin

Më datë:

Ka përfunduar pyetja në SPAK e ish ministrit Lefter Koka për inceneratorin e Fierit.

“S’kam shpërdoruar detyrën. Kam zbatuar ligjin. Kam ngritur Komisione në përputhje me ligjin.

Kryeni ekspertim nëse ka punime ose jo. Nuk i njoh fare kompanitë që përmendni”, ka thënë Koka.

Që në orën 10:00 të ditës së sotme është marrë në pyetje për procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Fierit, pasi Lefter Koka dyshohet se ka përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit.

Koka akuzohet gjithashtu edhe për falsifikim dokumentesh. Ditën e djeshme, për mbi dy orë, ish-deputeti socialist Alqi Bllako u pyet nga SPAK për procedurën e dhënies me koncension të inceneratorit të Fierit, një çështje që i kushtoi atij jo vetëm mandatin, por edhe lirinë.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Dardhë e pjekur me mjaltë dhe arra

Nëse sot është një nga ato ditët ku nuk...

Qeveria: Objektiv, anëtarësimi deri në 2030-ën

Qeveria dorëzoi në Kuvend raportin mbi ecurinë e anëtarësimit...

Apeli e rrëzoi, Gjykata e Lartë kthen për rigjykim çështjen për masën e sigurisë së Ilir Metës

Ilir Meta ka kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë...

Hetime për shpërthimin në kasollën e bagëtive në Tepelenë

Detaje të reja mësohen lidhur me ngjarjen e 21...