Shpërdorim detyre, AMP ndalon efektivin e policisë në Durrës

Më datë:

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka ndaluar punonjësin e policisë nënkomisar E.Ç., 30 vjeç, me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në DVP Durrës.

Sipas njoftimit për shtyp të AMP-së, efektivi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Ndalimi u krye pas publikimit të rastit në një emision investigativ dhe marrjes së kallëzimit nga oficerët e AMP-së të shtetasit J.L., në lidhje me ngjarjen e datës 22 shtator 2024, ku në një biznes të fushës së ndërtimit, është aksidentuar punonjësi i këtij subjekti.

Nga ana e tij, specialisti i krimeve nuk ka marrë masa për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore për veprën penale “Shkelje e rregullave të sigurisë në punë”.

AMP siguron se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të Policisë së Shtetit. 

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...