Shpenzoi 15 mijë paund për pushime, vihet nën hetim kryeministri britanik

Më datë:

Kryeministri britanik, Boris Johnson është nën hetim për shpenzimet e pushimeve në Karaibe me partneren e tij Carrie Symonds gjatë Krishtlindjeve të vitit 2019.

Komisioneri parlamentar i standardeve, Kathryn Stone, konfirmoi të hënën në mëngjes se po hetonte një shkelje të mundshme të kodit të sjelljes së deputetëve.

Downing Street më parë ka thënë se “të gjitha kërkesat përkatëse të transparencës” janë përmbushur rreth udhëtimit në Mustique, një ishull privat në arkipelagun e Shën Vincentit dhe Grenadines.

Daily Mail raportoi se Johnson kaloi 10 ditë pushim në vila luksoze me vlerë 15,000 paund. Në fillim, kryeministri tha se ai kishte pranuar akomodimin për një pushim privat me partneren e tij me vlerë 15 000 paund, duke përmendur donatorin konservator David Ross si sigurues.

Por një zëdhënës i z. Ross, bashkëthemelues i Carphone Warehouse, mohoi se ai kishte paguar për të.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Berisha pret zyrtarin e CDU: Procesi zgjedhor i deformuar, integrimi në BE të bazohet në merita

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një...

Durrës: Pranga organizatores dhe dy shtetaseve kolumbiane për prostitucion

Policia e Durrësit ka zbuluar një apartament, i cili...

Avokati i Veliajt: Gjykata nuk ka vlerësuar 35 fashikuj me prova digjitale

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot se...

Filmi për Michael Jackson thyen rekorde globale

Filmi i ri muzikor për Michael Jackson ka shënuar...