7.5 C
Tirana

Shkurov: Shqipëria, solidaritet dhe mbështetje për qytetarët tanë

Më datë:

Në Tiranë u mbajt sot një manifestim në solidaritet me Ukrainën 2 vite nga agresioni rus.

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shkurov në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar në sheshin përpara  Bashkisë së Tiranës shprehu falënderime te tij për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Ukrainës.

“Ju falënderoj për mbështetjen dhe solidaritetin e treguar. Ne jemi sot këtu për të dënuar agresionin rus kundër Ukrainës”, tha ai.

“Asnjëherë nuk do ta harrojmë mëngjesin e  24 shkurtit 2022. Asnjëri prej njerëzve nuk mund ta besonte se Rusia mund të sulmonte, por ajo bëri pikërisht një akt agresioni. Këto 2 vite na kanë treguar se kush jemi dhe kush janë miqtë tanë”, theksoi Shkurov

Shkurov uroi edhe ukrainasit që jetojnë në Shqipëri dhe falenderoi qeverinë shqiptare për ndihmën dhe mbështetjen.

“Jam mirënjohës për qeverinë shqiptare që kanë zgjatur pikërisht rezidencën e tyre dhe mbrojtjen për këta qytetarë që ishin të detyruar të linin atdheun e tyre”.

“Falënderoj partnerët tanë të BE-së, NATO-s, Britanisë së Madhe, Gjermaninë, Francën, Spanjën, Italinë, Sllovakinë dhe shumë vende të tjera që kanë dhënë ndihmën e tyre të çmuar”.

Shkurov gjithashtu falënderoi Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama dhe Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla për solidaritetin që kanë treguar me popullin e Ukrainës.

“Veçanërisht për këto 2 vite mbështetje që kanë treguar gjithashtu edhe përsa i përket drejtimit që Shqipëria ka pasur në Këshillin e  Sigurimit dhe për ndihmën financiare që qeveria shqiptare ka dhënë për Ukrainën”, tha ambasadori ukrainas.

Gjithashtu, Shkurov falënderoi edhe popullin shqiptar për ndihmën e madhe që kanë dhënë për popullin ukrainas.

Shkurov gjithashtu falënderoi bashkinë e Tiranës dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për ndihmën e vazhdueshme.

Ai falënderoi edhe anëtarët e qeverisë dhe të partive partive politike shqiptare dhe ambasadorët e të gjitha vendeve që ishin të pranishëm, për solidaritetin e treguar ndaj popullit të Ukrainës.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

“Tension në qendër të Tiranës: Protestuesit nisin marshimin drejt Kuvendit pas ndërhyrjes së policisë”

Menjëherë pas fjalës së Sali Berishës, protestuesit filluan të...

“Berisha: Ata që rrëzuan diktatorin s’mendonin se do të shihnim rikthimin e regjimit”

https://www.youtube.com/live/N7vlPFRmluc?si=chJ0mTwhasloYwoS Kreu i PD-së, Sali Berisha nisi fjalimin e tij...

Qëlloi me thikë Egli Pashollarin, identifikohet personi i shpallur në kërkim për vrasjen

Gazmend Buçpapa është shpallur në kërkim, teksa dyshohet se...

Sekuestrohet arsenal armësh në Fushë-Krujë, në pranga 49-vjeçari

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në një operacion...