Ka shkuar mbi 55 mijë, numri i personave të vdekur nga koronavirusi në Francë.
Saktësisht, numri i viktimave nga Covid-19 në shtetin francez ka shkuar në 55 521 njerëz.
Franca është vendi i pestë në botë, sa i përket infeksioneve me Covid-19.
Në Francë, janë infektuar deri më tani me koronavirus, 2 295 908 individë.
Kurse, numri i të shëruarve nga Covid-19 në shtetin francez ka shkuar në 170 285 persona.
Numri total i të vdekurve nga virusi Covid-19 në botë ka shkuar deri tani në 1 550 303, kurse të infektuarit kanë shkuar në 67 940 857 njerëz.


