Njolla gjaku ende në vendngjarje, lëvizjet e fundit të viktimës para se të vritej nga polici, banorët: Rruga ka ndriçim

Të tjera detaje dalin në dritë nga vrasja e të riut gjatë natës në Laprakë, pasi nuk iu përgjigj urdhrit të policisë për të ndaluar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 01:45 në rrugën “Dritan Hoxha”, ndërsa viktimë mbeti Klodjan Raxha.

Sipas Bezat, i riu deri në orën 23:00 kishte qenë në një lokal në zonën e “Don Boskos” dhe më pas teksa kthehej për në banesë i është bërë shenjë nga patrulla e policisë që të ndalonte.

Pavarësisht këtij urdhri, i riu është futur mes rrugicave për të humbur gjurmët, ndërsa vetëm 100 metra larg banesës së tij është qëlluar 2 herë me plumb, duke i shkaktuar vdekjen.

Policia sqaroi në deklaratën zyrtare se polici ka vepruar në një situatë ku rruga ishte e pandriçuar.

Po ashtu, në vendin e ngjarjes duken ende njollat e gjakut të të riut, i cili ndërroi jetë në spital.

Aktualisht punonjësi i policisë që qëlloi ndaj 25-vjeccarit, shtetasi me inicialet N.H., po merret në pyetje nga kolegët e tij.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi