Shkencëtaret ngrenë shqetësimin për numrin e madh të satelitëve në orbitë. Ata thonë se këto pajisje gjigante pritet të shkojnë mbi 100 mijë në hapësirë dhe se po bëhen pengesë për studimin e universit.
Shumë shpejt satelitët në orbitë mund të arrijnë në 100 mijë. Ky është alarmi që lëshojnë shkencëtarët e Unionit Astronomik ndërkombëtar, të cilët rritjen eksponenciale të numrit të tyre e shohin me shqetësim pasi përveç se nuk do të admirojmë më dot netët me yje, por edhe sepse këto instrumente do të jenë pengesë dhe problem për studimin e universit dhe radioastronominë.
Së shpejti pritet që një tjeter kompani e madhe telekomunikacioni të lëshojë në orbitë një yjësi të re satelitesh, që do t’i bashkohet atyre tashmë ekzistente.
Deri më sot numërohen disa mijëra satelite që rrotullohen në orbitë, por në pak vite numri i tyre mund të shpërthejë. Në 4 vitet e fundit vetëm Starlink ka lëshuar 3000 të tillë, dhe plani përfundimtar i kompanisë së Elon Musk parashikon të arrijë në të paktën 10 mijë.
Ndërkohë që operojnë edhe kompani të tjera telekomunikacioni si One Web dhe Kuiper, e priten që së shpejti të jenë me dhjetëra të tilla, duke bërë që qielli jonë të mbulohet nga aparatura gjigande.


