Shkëmbim zjarri mes policisë greke dhe 3 shqiptarëve në Korinth, 2 të plagosur

Një konflikt i armatosur me armë zjarri është shënuar në Korinth të Greqisë, me protagonistë policinë greke dhe tre shtetas shqiptarë.

Raportohet se policia greke po vëzhgonte prej kohësh një automjet të dyshimtë, që mendohej se kishte lidhje me disa vjedhje në zonë.

Sapo e ka pikasur atë dhe është vënë në ndjekje, nga mjeti është hapur zjarr. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, janë plagosur 2 prej grabitësve, shtetas shqiptarë, ndërkohë që është arrestuar i treti.

Një prej të plagosurve është duke marrë mjekim në Spitalin e Thriasios, ndërsa tjetri në atë të Korinthit. Dy shqiptarët kanë marrë plagë në këmbë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi