Shkatërrohet banda shqiptaro-italiane e trafikut të drogës dhe prostitucionit, në pranga disa persona

Më datë:

Një grup shqiptaro-italian i trafikut të drogës dhe prostitucionit është shkatërruar nga policia e Chivasso në Itali.

Në pranga kanë rënë pesë persona, sipas mediave italiane. Hetimi nisi me zbulimin e një plantacioni marijuane në San Raffaele Cimena në tetor të vitit 2021, ku në pranga ra një 49 vjeçar shqiptar.

Nga telefoni i tij u zbulua edhe grupi. 49-vjeçari i menaxhonte kontaktet e tij nëpërmjet Whatsapp dhe tregtia, e cila përfshinte kokainë, hashash dhe marihuanë, zhvillohej në një dyqan në Barriera di Milano. Hetuesit identifikuan dy kanalet kryesore të furnizimit, që nisnin nga Kalabria dhe Shqipëria.

Nga hetimet u zbulua edhe aktiviteti i shfrytëzimit të prostitucionit, e cila drejtohej nga tre vëllezër shqiptarë të moshës 29, 34 dhe 36 vjeç dhe një grua moldave 44 vjeç, e cila përfundoi në burg.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

U dënua me 1 vit burg, Edison Memolla rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës, Edison Memolla, i është drejtuar Gjykatës...

Trump akuzon Iranin për shkelje të armëpushimit mes pasigurive për bisedimet

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka deklaruar në një...

Policia mohon rrezikun për fëmijët në Tiranë pas identifikimit të dy shtetaseve iraniane

Një video e shpërndarë në rrjetet sociale, ku pretendohej...

Drejtësi për Liridona Ademajn, dënim maksimal për të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar sot me burgim...