4.5 C
Tirana

Shkatërrohen rreth 2,000 shtëpi nga zjarri në Australi, dëmet afër 500 milionë dollarë

Më datë:

Zjarret që kanë shkaktuar të paktën 25 njerëz të vdekur në Australi që nga shtatori, gjithashtu shkaktuan ngordhjen e miliona kafshëve dhe shkatërruan rreth 2,000 shtëpi.

Pas kushteve jashtëzakonisht të vështira për shuarjen e zjarreve, zjarrfikësit nga fillimi i kësaj jave shfrytëzojnë kushtet e motit më të butë për të futur zjarret nën kontroll, të cilat nuk kanë të ndalur në Australinë juglindore.

Sipas meteorologëve, temperaturat mund të rriten përsëri të premten, duke ngritur shqetësimin e autoriteteve se situata në terren do të përkeqësohet.

Shumica e objekteve u shkatërruan në shtetin e Uellsit të Ri Jugor, rreth 1.600, kurse në Viktoria rreth 200 shtëpi u shkatërruan dhe në shtetet tjera më shumë se 100 shtëpi, raporton BBC.

Këshilli Australian i Sigurimeve vlerëson se dëmi ka arritur rreth 485 milionë dollarë amerikanë, por kostot pritet të rriten ndjeshëm.

Departamenti Zjarrfikës i Uellsit të Ri Jugor ka njoftuar se më shumë se 2,600 njerëz janë vendosur për të forcuar linjat e kontrollit të zjarrit përtej zonave të populluara.

Me fillimin e vapës verore në Australi, filloi sezoni i zjarrit. Vendi po përballet me temperaturë rekord të lartë, kurse meteorologët parashikojnë tre muaj jashtëzakonisht të nxehtë përpara australianëve.

Situata katastrofike e zjarrit të tërbuar ka bërë që autoritetet ta vlerësojnë këtë sezon si më të keqin, dhe është nisur një debat nëse qeveria konservatore e kryeministrit Scott Morrison ka ndërmarrë veprime të mjaftueshme për ndryshimet klimatike.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Mjegull në Rrugën e Kombit, policia apel për kujdes të shtuar

Policia Rrugore apelon për më shumë kujdes nga drejtuesit...

BE: Shkëlqime shprese për përdorimin e aseteve: ‘para tani ose gjak më vonë’

Propozimi i Komisionit Evropian për përdorimin e aseteve ruse...

Protesta kombëtare e 22 Dhjetor, Sali Berisha: I japim ultimatum Edi Ramës, të largohet

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka deklaruar se në...

Eksplozivi në banesën e nënës së Gentjan Zotos në Vlorë, zbardhet ngjarja, arrestohen babë e bir

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur para 3 javësh...