Shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, arrestohen 5 administratorë subjektesh

Më datë:

Pesë administratorë të subjektesh u arrestuan nga Policia në kryeqytet, pasi shisnin paketa televizive në mënyrë pirate, ndërkohë që 3 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Në një njoftim për shtyp, Policia e Shtetit bën të ditur se “në kuadër të planit operacional të koduar “Dekoderi”, u vunë në pranga shtetasit A. S., 28 vjeç, A. V., 40 vjeç, A. L., 45 vjeç, F. Ç. alias F. B., 28 vjeç dhe E. Xh., 33 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Gjithashtu, u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit A. Q., 40 vjeç dhe A. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë”.

Sipas Policisë, u sekuestruan 45 dekoderë, 5 radio marrëse-dhënëse dhe 4 celularë, ndërsa 10 subjekte të tjera janë verifikuar dhe veprimtaria e tyre është aktualisht në hetim.

Më tej, në kuadër të këtij plani operacional, Seksioni për Hetimin e Krimeve Kibernetike kreu verifikime për një tjetër subjekt online, mbi dyshime për këtë paligjshmëri. Në përfundim të këtyre veprimeve u identifikua dhe u shpall në kërkim administratori i subjektit, shtetasi B. K.

Nga verifikimet dhe hetimet e deritanishme rezultoi se këta shtetas shitnin online, në kundërshtim me ligjin, paketa me kanale televizive. Ata mashtronin qytetarët se posedonin të drejtat televizive të këtyre kanaleve dhe nëpërmjet dekoderëve, kryenin dekodifikimin dhe transmetimin e programacioneve.

Policia po punon për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Kontrollet dhe verifikimet kundër kësaj paligjshmërie, në kuadër të plani operacional policor të koduar “Dekoderi”, po vijojnë.

Plani operacional u krye nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale. Ky plan është rezultat i një hetimi disamujor, kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Shpërndarje

spot_imgspot_img

Më të fundit

Më shumë si kjo
Të ngjashme

Zjarri në ish-fabrikën e Qelqit në Kavajë: banorët denoncojnë ndotjen dhe djegien e mbeturinave

Një zjarr ka rënë këtë të hënë në zonën...

Hita: Hetime të menjëhershme për ngjarjen në Zvërnec, ndëshkim për shkelësit e ligjit dhe besimit publik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skendër Hita...

Pas protestës në Zvërnec, ndryshime në Policinë e Vlorës: Edvin Ndreu komandohet drejtor

Edvin Ndreu është komanduar në detyrën e drejtorit të...

Berisha: 30% e Këshillit të PD-së të rinj, lë të hapur mundësinë për nënkryetare të re

https://www.youtube.com/live/8IBrA55V_EY?si=XniZ9glnp1chK3_M&t=165 Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka lexuar sot...